Home KRYESORE Blushi per Kongresin e PS-së: Rilindja punësoi vetëm 20 banditë në parlament

Blushi per Kongresin e PS-së: Rilindja punësoi vetëm 20 banditë në parlament

Ben Blushi e ka ironizuar premtimin e Ahmetajt në kongresin e PS-së për 220 mijë vende të reja pune në mandatin e dytë. Blushi e ka quajtur Kongresi i Papunësisë kongresin e PS-së.

Ai shkruan se ky premtim është për të qeshur dhe për të qarë sepse Rilindja punësoi vetëm 20 banditë në parlament dhe nja 20 të tjerë nëpër bashki.

Kreu i LIBRA-së shprehet se të besosh se do të punësohen 220 mijë shqiptarë në 4 vitet e ardhshme është njëlloj si të besosh do kenë futur në punë gjysmën e Maqedonisë, pasi shqiptarët e Shqipërisë do ja kenë mbathur nëse këta vijnë prapë në pushtet.

Share: