Shefi i OSBE Peter Tejlor në një konferencë për shtyp për gazetarët ka prezantuar rolin e OSBE-së në zgjedhjet e 18 qershorit. Ai është shprehur se organizmi i drejtuar nga ai do të ketë vetëm rol monitorues.
Tejler u shpreh se disa ditë para zgjedhjeve do të ketë vëzhgues afatshkurtër, të cilët do të raportojnë para dhe pas zgjedhjeve të 18 qershorit. Ai pohoi se ka disa konstatime, por OSBE ka ardhur vetëm për të bërë trasparencë në proces.
I pyetur për situatën politike, Tejlër është shprehur se duhet të ketë gjithë-përfshirje, por nuk e komenton procesin dhe situatën politike, vetëm e monitoron.