Lëvizja e te rinjve dhe protestat e tyre ndaj mundësisë se sjelljes për shkatërrim te armeve kimike ne Shqipëri, e paorganizuar ne pikëpamje partiake por sigurisht politike, do mbaje gjate debatin socio-politik midis nesh në të gjitha nivelet e mundëshme. Kjo gjë është domosdoshmëri e natyrshme për çdo shoqëri, por sipas meje më e domosdoshme duhet te jete rrjedha logjike dhe politike qe ajo do marre.Tashmë pas tentimit për ta përdorur atë politikisht, pas sugjerimit që ajo ishte inskenuar nga ata të cilët humbën betejën e parë qeverisëse vetëm pak kohe pas një vote betonuese, po synohet të eklipsohet dimensioni i saj antikorformist me realitetin socio-politik të këtyre 23 viteve të pluralizmit tonë demokratik.Qëllimi duket se është sigurisht që të fshihet fryma që të rinjtë e panjohur publikisht treguan ndaj individëve politikë dhe publikë të shoqërisë sonë jo demokratike: politikanëve, atyre që rëndom përfaqësojnë atë që zyrtarisht quhet Shoqëri Civile dhe pse jo, edhe analistëve të kudo ndodhur dhe për çfarëdo njohës.
Disa prej organizatorëve të panjohur të atyre djemve dhe vajzave të reja më thanë se ashtu siç kërkuan të përzënë Sali Berishën dhe Lulzim Bashën, kishin bërë të njëjtën gjë me Fatos Lubonjën, Elsa Ballaurin, Sazan Gurin gjithashtu, me fjalët IK, IK, IK… Jo rastësisht, Aleanca Kundër Importimit të Plehrave (AKIP) në mënyrë të ndarë nga protestuesit e rinj mori 35.000 mijë firmat e po atyre që po protestonin dhe ja dërgoi kryeministrit Edi Rama si rezultat i punës dhe meritës së tyre! pas protestave doli në konferencë shtypi duke i bërë analizën asaj lëvizje që ata mirë se kushdo tjetër e dinë që nuk është e tyre dhe se nuk donin ta besonin një gjë të tillë. Pak a shumë në mënyra të ngjashme po reagojnë, nëse akoma jo, do reagojnë edhe faktorët dhe aktorët e vjetër të kësaj demokracie të vjetër në formë dhe përmbajte.
Ne pak fjalë rruga e shoqërisë njerëzore nga Teokracia në Demokraci
Duhet thëne qe ne fillim se teokracia si filozofi i dedikohet një besimi deri hyjnor! Sipas modelit klasik kjo teori pre-supozon qe individi drejtues i një vendi, kombi ose populli e ka pushtetin nga Zoti bazuar ne besimin monoteist Kristian dhe Mysliman! Në fakt, ndaj Teokracisë si frymë, shoqëria njerëzore ka reaguar fuqishëm deri me revolucione të dhunshme duke kontribuar me kalimin e historive politike të kombeve të ndryshme në Demokraci e cila, ndonëse nuk është perfekt është me e mira u mundshme edhe pse ka gjasa të lejojë lindjen e sistemeve diktatoriale siç edhe ka bërë në shkuarën.
Lloji i pushtetit teokratik, monarkik, diktatorial në Evropën perëndimore ku ne pretendojmë të jemi pjesë integrale ka perënduar. Ai mund të gjendet me peshë të konsiderueshme vetëm te pushteti fetar Kristian në Evropë, por sigurisht përtej kufijve politik shtetëror të kombeve. Te ai Mysliman ose në pjesën tjetër të globit, veçanërisht te shtetet Islamike të cilat si bazë ligjore kanë Sheriatin, por edhe përtej kufijve shtetërorë të tyre. Ky pushtet qartazi po tenton të shtrihet edhe në Evropë duke filluar nga vende të përshtatshme si Shqipëria, apo edhe vende të tjera Ballkanike që gjenden ne periferi te saj.
Por thjeshtësisht në rastin politik Shqiptar, ku besimi, besimet kanë dimension shumë të veçante, besoj që teokracia e këtij lloji si fenomen me baza Hyjnore nuk ka fare të bëj me të dhe nuk besoj se do të ketë edhe në të ardhmen. kjo si nga pikëpamja socio-kulturore e stereotipit tonë, por për më tepër edhe, kur kjo pre-supozon që Zoti dhe pushteti që vjen nga Ai e bën më të drejtë liderin e sigurisht me interesat e vendit dhe popullit dhe jo personale politike.
23 vitet e Demokracisë shqiptare janë me afër një teokracie apo demokracie perëndimore?
Duke besuar dhe premtuar që analiza e këtyre viteve të Demokracisë në zhvillim duhet ta bëjmë me themel e duke marrë shkas themelor zhvillimet e Ditës së re të Rinisë, 15 nëntorit, revista telematike “Përqasje…” do e zhvillojë në të gjithë elementët e saj e fton të gjithë të japin kontribut në rubrikën “Problematikë Politike”…
Tashmë dihet qartazi që ne shqiptarët kemi kapërcyer etapa historike zhvillimi ndryshe nga Kombet e tjerë veçanërisht ato Evropiane. Duket se këto mangësi në zhvillimin e një Kombi, me kalimin e kohës dhe historisë zhvlerësohen, por me sa duket qartazi, realiteti ynë i këtyre 23 viteve demokraci tregon krejt të kundërtën.
Pra, parimisht mund të thuhet qartazi se ne si shoqëri nga një sistem diktatorial i deklaruar deri në vitet 1990 – 91 kaluam në një demokraci në zhvillim qartazi me dimension të theksuar të autoritarizmit dhe jo vetëm në politikë, por edhe në shoqërinë civile dhe atë mediatike, pse jo edhe familjare.
Në fakt, titulli më lartë është ftesë për çdonjërin te japë opinion e tij lidhur me pyetjen qe shtrohet në këtë rubrikë, por më tepër në zhvillimet demokratike të shoqërisë dhe vendit dhe shoqërisë tonë të nëpërkëmbur. Demokraci do të thotë: δῆμος (dêmos) “popull” dhe κράτος (kratos) “pushtet” konfiguruar në një sistem politik që nga Greqia e lashtë, pra pushteti i popullit, por në rastin shqiptar Populli e mori pushtetin që i takon vetëm me 15 nëntor dhe shpresoj që të mos lejohet ta humbë përsëri!.