Home KRYESORE Zgjidhja vjen nga Kolegji Zgjedhor dhe me kërkese te Aleanca Popullore, aleati...

Zgjidhja vjen nga Kolegji Zgjedhor dhe me kërkese te Aleanca Popullore, aleati i Rames

Zëvendës-ndihmës-sekretari Amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee viziton nesër Tiranën. Yee pritet të japë një mesazh të fortë të Uashingtonit lidhur me krizën politike në Shqipëri dhe shpresohet te ofroje një platforme zgjidhje te krizës politike.

Ai do të takohet nesër me kryeministrin Rama dhe kryetarin e opozitës, Basha në përpjekje për të gjetur një rruge dalje. Por pavarësisht zgjidhjes qe mund te vije nga një marrëveshje e re politike midis Rames dhe Bashes, nuk duhet harruar se ngerci është aq kompleks, sa nuk ka zgjidhje tjetër ligjore pa vendimet e pritshme te Kolegjit Zgjedhor ditën e enjte.

Kolegji do te shqyrtoje ankimimet e Aleancës Popullore (AP) ne oren 10.30 dhe te Partisë Agrare Ambientaliste (PAA) ne orën 12.30. Nese vendimi i pare i Kolegjit është ne favor te kërkese padisë se AP, vendimi i orës 12.30 do te jete vetëm formal.

Ankimimi i PAA-se është sigurisht lëvizje e Opozitës se qendrës se Djathte, por ankimimi i AP-se qe është pjese e Koalicionit fitues te se Majtës ne vitin e afert 2013, sigurisht qe surprizoi. Pena domethënëse te Opinionit e panë si lëvizje te Edi Rames me qëllimin për te eklipsuar lëvizjen e Opozitës ne Kolegj proces te cilin e paragjykojnë për shkak te relatorit Gjin Gjoni. Analistet mirëfilli te cilët janë te pakte por nuk mungojnë, nuk janë shprehur akoma. Duket me te drejte dhe sepse nuk i dalin llogarite.

AP është e regjistruar si parti ne KQZ, por nuk ka dorëzuar listat e shume emërore te kandidateve sepse me vendim politik kjo parti edhe pse ne Koalicionin e Majte, nuk pranoi dhe nuk pranon zgjedhje pa opozitën. Kështu politikisht, drejtuesit e  AP-se marrin një qasje politike afër Opozitës dhe kundër partisë kryesore te shumicës qeverisëse dhe kryeministrit Edi Rama.

Ne fakt, nga pikëpamja oratorike, këtë qasje politike e ka edhe edhe Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) dhe Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet (PDIU) te cilat thonë vazhdimisht qe vajtja ne zgjedhje pa opozitën është e pa drejte, por këtë jo rastësisht e bejne gjate fushatës elektorale për zgjedhjet e 18 qershorit!

E vetmja parti politike e këtij Koalicioni qeverisës qe këtë qëndrim politik e aplikoi me veprime konkrete, është Aleanca Popullore e Artur Dojakes. Jo vetëm kaq, por te gjitha gjasat janë qe vendimi i Kolegjit Zgjedhor me relator Astrit Kalaja te ktheje te gjithë situatën zgjedhore mbrapsht.

Gjasat janë qe ligjërisht kërkese padia e PAA te bjere ne Kolegj sepse kjo parti ka kërkuar ç’regjistrim ne KQZ! Te paktën, po ti referohemi kryetarit te këtij Institucioni, Denar Bibaj. Ky i fundit, nuk mund te thotë te njejten gjë për AP e cila nuk ka qene pjese e Opozitës dhe nuk ka kërkuar ç’regjistrim nga KQZ persa kohe gjasat ishin për një marrëveshje politike midis palëve dhe pjesëmarrje te opozitës ne zgjedhje.

Artur Dojaka kryetar i AP-se thotë për Perqasje.com se morën vendimin politik te mos dorëzonin listat shume emërore për kandidate ne KQZ pikërisht kur shumica e majte u demonstrua e vendosur për te shkuar ne zgjedhje e vetme dhe për te ndërtuar një opozite te re!

AP ne fakt ankimoi ne Kolegjin Zgjedhor pikërisht kur u aludua se kërkese padia e PAA mund te binte sepse kjo parti kish kërkuar ç’regjistrim. Fati e desh qe Kërkese Padia e AP-se do te shqyrtohet para asaj te PAA-se ne Kolegj dhe kthesa e madhe e ngercit te vështire te vije pikërisht prej aktit politik te kësaj partie te ashtu quajtur te vogël.

Ne jemi mësuar me politike kunfliktuale dhe te pamoralshme, por nuk mungojnë partitë qe kane moral politik dhe veprojnë drejte. AP-ja është njëra prej tyre e cila edhe marrëveshjen me PS ne vitin 2013 e beri vetëm parimore dhe jo për vende pune. Ne te shkruhet e “zeza mbi te bardhe”  qe dy palët angazhohen per zgjidhjen demokratike dhe institucionale te Kauzës çame.

Tani, kur Edi Rama për arsye pushteti dhe jo morali politik, po bashke-qeveris me PDIU e Shpëtim Idrizit te cilin gjate fushatës elektorale te 2013 me te drejte nuk i la gjë pa i thëne, mund te kuptohet me se miri edhe morali dhe aktet e fundit politike te AP dhe Artur Dojakes qe njihet po si Parti Çame.

Tashme mund te thuhet qe jo vetëm Opozita po kërkon ndalimin e vajtjes ne zgjedhjet e njëanshme te 18 qershorit, por këtë gjë po e kërkon me vendosmëri edhe Aleati i shumicës se majte, Aleanca Popullore… Këtu do jemi dhe do shohim…

Share: