Home KRYESORE Prostitucioni VIP në Tiranë, tutorët përdorin taksitë e ndryshe për klientët

Prostitucioni VIP në Tiranë, tutorët përdorin taksitë e ndryshe për klientët

Prokuroria e Tiranës ka dërguar në gjyq një shtetas të akuzuar si taksist i një grupi të ashtuquajtur “Prostitutat VIP”.

I akuzuari, që është çuar në gjyq e që do të gjykohet veçmas, sipas Prokurorisë, ka bashkëpunuar me grupin e prostitutave, por edhe të personave që kanë shfrytëzuar së paku tri vajza, të cilat takoheshin me klientë të ndryshëm në Tiranë me çmime deri në 300 euro për një raport seksual.

Siç bën me dije Prokuroria, hetimi që u finalizua me shtatë të arrestuar gjatë aksionit “Mustang” ka nisur në fund të vitit 2015. Gjashtë të pandehurit e tjerë, sipas akuzës, janë gjykuar e po gjykohen në procese të ndara në Gjykatën e Tiranës. Ndërkohë, i fundit person për të cilin pritet të fillojë gjyqi është shtetasi Hajredin S., në makinën e të cilit është bërë edhe arrestimi i vetë atij dhe njërës nga vajzat që shfrytëzohej nga grupi.

Hajredin S., sipas akuzës, nuk ka qenë pjesë e shfrytëzimit të vajzave, të cilat si tutorë kishin tre persona të tjerë. Personat në fjalë gjenin klientë dhe i dërgonin vajzat në adresën e dhënë, duke përdorur makina e taksi të ndryshme, siç ishte edhe rasti i Hajredin S. Fillesa e hetimit, siç bën me dije Prokuroria, ka qenë informacioni i siguruar në rrugë operative se personi me pseudonimin “Nini” merrej me shpërndarje narkotikësh dhe shfrytëzim prostitucioni./lapsi.al

Share: