Home KRYESORE Tritan Shehu: Z.RAMA SPEKULLOI NE SHKODER ME SISTEMIN SHENDETESOR.

Tritan Shehu: Z.RAMA SPEKULLOI NE SHKODER ME SISTEMIN SHENDETESOR.

Nga Tritan Shehu

Te mburesh me “arritjet” e sistemit shendetesor, edhe ne Shkoder; kerkon “guxim” e mungese serioziteti ekstrem.

Kete beri Kryeministri aty, por duke mos thene asgje konkrete dhe te besueshme.

AI NUK SHPJEGOI KU PERFUNDOI “SHENDETESIA FALAS”; QYTETARET PO PAGUAJNE “QIMET E KOKES” PER NJE SHERBIM PROBLEMATIK.

Z.Rama u mbur me spitalin e ri te Shkodres, por nuk tha qe ai ndertim filloi me 2008 dhe perfundoi me 2012-ten.

Ai duhet te thoshte te verteten, faktin qe ne kete spital te ri mungojne krejtesisht ose jane te paket specialiste te sherbimeve mjekesore, psh dicka thelbesore, nuk ka anatomo patolog, bakteriolog, jane pak mjeket ne konsultoren e gruas, pediaterit etj.

Ai nuk tha se ish Komunat Shal, Shosh e Pult kane te treja vetem nje mjek e jo tre.

Ai nuk tha se ish komunat Temali e Shllak kane te dyja vetem nje mjek pensionist.

Ai nuk tha se ne Poliklinike nuk kryhet sherbimi EKO-Grafi meqe mjeku eshte bere drejtor i spitalit e nuk ka kush e zevendeson.

Ai nuk tha qe ne sektorin e monitorimit te sherbimit nuk ka asnje mjek.

Ai nuk tha se ne ShP jane 25 mjeke qe kane mbushur moshen e pensionit dhe nuk ka mjeke te rinj per t’i zevendesuar.

Nuk tha qe ne DShPQSH. drejtori eshte ekonomist me 3 vite studimore, nen drejtori ekonomik ka studjuar per fizike e juridik, ndersa n.drejtori teknik mungon krejtesisht.

Nje zot e di se si mund te drejtohet keshtu nje institucion i specializuar shendetesor!

PROBLEMET E SISTEMIT EDHE NE SHKODER VAZHDOJNE ME MUNGESEN E MEDIKAMENTEVE, PAGESAT QE QYTETRET BEJNE, RRUGET QE ATA KRYEJNE DREJT TIRANES ETJ. ETJ.

Por per sot mjafton kaq!

Share: