Home KRYESORE Kompetencat e ministrave teknikë/ Artan Hoxha: Do shkarkojnë këdo që…

Kompetencat e ministrave teknikë/ Artan Hoxha: Do shkarkojnë këdo që…

I ftuar në emisioni “Opinion”, analisti Artan Hoxha është shprehur se ministrat teknik nuk mund të bëjnë asnjë gjë për një muaj që kanë kompetencë të jenë në krye të këtyre institucioneve sa përket politikave apo projektligjeve që mund ti paraqesin qeverise.

Ministrat teknik sipas Hoxhës kanë në dorë të shkarkojnë çdo njeri nga administrata i cili do bëj shkelje për të marrë pjesë në fushatë.

“Ata do shkarkojnë në vend ata që do luajnë bishtin dhe do përdorin në vend mjetet e shtetit, orët e punës së shtetit dhe influencat e shtetit për fushatë. Ata këtë punë e kanë, do të jenë gardianët e etikës zgjedhore”, është shprehur Hoxha.

Share: