Sipas gazetes Shqiptarja.com brenda muajit dhjetor, Ministria e Transporteve, do të marrë masat për çregjistrimin e rreth 90 mijë mjeteve që nuk kanë kryer asnjë veprim gjatë dhjetë viteve të fundit. MT ben me dije se nxjerrja përfundimtare nga sistemi i këtyre mjeteve është përcaktuar në planin e masave kundër informalitetit në fushën e transporteve, gjë që do të kryhet deri në fund të vitit, raporton Shqiptarja.com duke ju referuar informacioneve te MT.