Home KRYESORE Fjalët prekëse që Kreshnik Spahiu i shkruajti Lulzim Bashës

Fjalët prekëse që Kreshnik Spahiu i shkruajti Lulzim Bashës

Zoti Basha,

Me hidhërim të madh mësova se pas 90 ditësh bashkëpunimi mes PD dhe Aleancës Kuq e Zi në çadër, nuk isha caktuar deputet në listat e PD.

Nuk dua t’iu vë faj që nuk na listuat dhe kështu penguat daljen tonë të pavaruar duke penalizuar 5-6 deputetë që mund t’i merrnim edhe vetë.

Po ashtu nuk dua të përmend faktin që më ofruat një vend pune në rast se fitonit, pasi e di që do të duhen ca vite që të vijë ajo ditë. Por as kjo nuk ishte arsyeja, sepse ne jemi parti e kauzave dhe parimeve.

Ajo që na goditi ishte trajtimi jonë si kavje eksperimentale. Po zoti Basha, po. Si kavje. Pse do të thoni ju?

Ju e dini shumë mirë që unë kam fuqi paranormale të cilat i përdora gjatë fushatës së Dibrës për të ngritur një paralitik nga karroca me rrota. Ajo solli një rënie të madhe të çakras time. Por siç edhe thuhet: Gjithçka për kauzën.
Ajo që më goditi rëndë ishte periudha që kaluam në çadër. Gjatë kësaj kohe për të mbajtur njerëzit e bashkuar unë përdora shumë çakra duke shkaktuar një rënie të madhe të nivelit të karmas. E në fund, ju na trajtoni si bundra.

Imagjinoni sa energji kam harxhuar, saqë kur një anëtar i lëvizjes më kërkoi që ashtu si Krishti, të hapja detin në mënyrë që të kalonim në dajlanin e kënetës së Vainit për të ngrënë një levrek tek Diella, qemë duke u mbytur.

Megjithatë zoti Basha ajo që do ju penalizojë nuk janë mallkimet e mia, megjithëse i kam helm. Ju do ta hani sepse të vetmin hero të lëvizjes 90 ditore, Nik Spahiun, e përdhosët. Në 90 ditë vetëm unë hëngra një grusht qorr, ndërsa ju vetëm fara. Kur vjen puna, më mohuat.

Po e mbyll këtu. Po iki. Ju kam lënë Zotin.

Kreshnik “Nik” Spahiu

Share: