Home KRYESORE Lista e Bashës për dekadën e re politike dhe shitja që Rama...

Lista e Bashës për dekadën e re politike dhe shitja që Rama i bëri “miqve” të tij në PD

Nga Artur Zheji

Politika, përveç shumë të tjerash është edhe maratonë, edhe kapërcim pengesash, karambole, përplasje dhe plot keqkuptime njëherësh.

Sa herë Lulzim Basha në krye të Pd, ka patur siklete politike apo udhëkryqe të shtrënguara, një pjesë e deputetëve, ose të ashtuquajtur senatorë apo të tjerë, në këtë rast pretendentë të poltronës së tij, në një mënyrë ose në një tjetër kan futur shkopinj nën rrota kundër lidershipit Basha.

Një gjë është të artikulosh mosdakortësitë politike apo të mënyrës së drejtimit të kryetarit të Parisë dhe një gjë tjetër, të flirtosh me kundërshtarin politik, apo të biesh në rezonancë politike me të, pikërisht në çastet më të vështira të zigzageve politike apo vendimmarrjes. Një nga rastet më flagrante ishte viti i kaluar, në rezistencën që Pd e udhëhequr nga Basha, i bëri formulës së vettingut, që tingëllontë dhe që ngjante më shumë me një manovër politike e kryeministrit Rama, se sa një Reformë e Sistemit të Drejtësisë. Pikërisht në atë periudhë, duke e damkosur publikisht, Lulëzim Bashën dhe Pd me një tendencë të paqenë antiamerikanizmi, deputetët Bregu dhe Selami, mbajtën qëndrime karriere, tejet refraktare kundër Bashës.

Ndërsa të tjerë, nga ata që nuk e panë veten këto orë, në listat e deputetëve, gëzonin pothujase hapur, që Basha, sipas tyre kishte marrë rrokullimën.

E njejta gjë u përsërit në eksperiencën e Çadrës, në atë tremujor të rrezikshëm dhe gati pa krye, ku u fut rezitenca e Pd-së dhe e Bashës personalisht. Kundërshtarët personalë politikë të Bashës, shfaqnin qëndrime që dukshëm lexoheshin në mbështetje të dështimit të bujshëm të tij. Por njëkohësisht edhe të vetë partisë, të asaj partie, të Partisë Demokratike pra, që i kishte bërë dikushi në këtë vend.

Dhe kjo ishte “goditja e tyre” e dytë, pikërisht kur situate Basha dhe Pd, ishin në fije të perit, kur nga Be dhe nga SHBA, u lëshuan kërcënime të mirëfillta kundër linjës së rezistencës së Pd. Pjesa dërmuese e të përjashtuarve, fërkuan publikisht duart dhe madje inkurajonin tërthorazi Ramën, në përjashtimin e PD nga zgjedhjet e përgjithshme politike.

Por duket që Rama, i përdori një pjesë të tyre, u mori shërbimet dhe pastaj, gjithmonë në favor të llogarive të tij, i shiti te Basha gjatë bisedimeve shumëorëshe kokë më kokë. Basha nuk mund të rrinte indiferent dhe mosreagues ndaj këtij rrëfimi që sigurisht i ka bërë Rama, që edhe ka përputhur majën publike të ajsbergut dhe pjesën tjetër të padukshme të të njejtit ajsberg.

Rama padyshim në këtë “shërbim” që mund t’i ketë bërë Bashës, ka përllogaritur edhe përfitimet e veta, duke patur pikësynim një përçarje të së Djathtës, por në të vërtetë, pamvarsisht se e fshehur, e Djathta ishte e përçarë dhe Partia Demokratike po ashtu.

Kështu që vendimi i Bashës, për të patur përreth tij, në dekadën e re politike, njerëz të kthjellët, të qartë dhe pa dyzime, është një përzgjedhje e natyrshme dhe një vendim i detyruar.

Për mendimin tim këtu do të veçoja ndoshta Jozefina Topallin dhe Arben Imamin, që pamvarsisht të gjithave, kanë një peshë të veçantë dhe do të kishin një peshë të veçantë edhe në ciklin e ri politik të PD, që Basha e mbiquan “republika e re”.

Ndoshta po përgatitet një tërmet i ri kundrejt Bashës, por llogjika politike, e ftohtë dhe e saktë, shkon në favor të Lulzim Basha, sepse pamvarsisht paqes së shkurtër dhe të rreme Pd-Ps, përshkallëzimi dhe radikalizimi politik është gjithmonë prapa ferrës, në një vend të mbushur me ferra.

Dhe Basha, nuk mund të ruhet njëkohësisht përballë kundërshtarit dhe të ndruhet se mos shpohet në krah apo pas shpine, nga bashkëudhëtarët e tij politikë. /360grade.al

Share: