Home KRYESORE Moldavia dëbon pesë diplomatë rusë

Moldavia dëbon pesë diplomatë rusë

Ministria moldave e e Punëve të Jashtme urdhëroi sot dëbimin e pesë diplomatëve rusë nga vendi, pa dhënë shkaqet, çka shkaktoi menjëherë kritika nga ana e presidentit prorus, Igor Dodon.

“Diplomacia moldave njoftoi sot pasdite ambasadorin rus, Farit Muhameçin për këtë vendim”, sipas Artur Sarbu, një zyrtar i ministrisë.

Muhameçin konfirmoi se e kishte marrë këtë njoftim pa bërë shumë komente.

“Diplomatët rusë kanë 72 orë për të lënë vendin”, sipas presidentit moldav prorus, Igor Dodon, i cili dënoi vendimin e qeverisë së tij.

Ai e cilësoi si provokim dhe akuzoi mbështetësit për një integrim të kësaj ish-republike sovjetike në Bashkimin Evropian.

“Jam thellësisht i revoltuar nga ky akt jomiqësor nga ana e përfaqësuesve të diplomacisë moldave dhe e dënoj ashpër”, deklaroi Dodon në një komunikatë.

“Ky vendim është marrë me urdhër të Perëndimit”, shtoi ai duke iu trembur pasojave negative për marrëdhëniet mes Moskës dhe Kishinjevit.

Share: