Nga Gent Kaprata
1- Askush nuk thote pse nuk jane ne liste te gjithe antaret e kabinetit Berisha. Ceshtja eshte pse ca jane e ca jo? Mbi cfare kriteresh jane perzgjedhur ata qe ikin dhe ata qe rrijne ne liste? Per mua mund te mos ishte asnjeri, por jo se paskan humbur zgjedhjet.
2- Z. Basha eshte po aq i humbes i zgjedheve 2013, sa te gjithe ministrat e tjere te qeverise Berisha! Per mendimin tim ishte humbesi me i madh pershkak te ndikimit qe kishte ne elektorat puna e tij 2 vjecare si Kryebashkiak i Kryeqytetit.
3- Nese z. Basha ka te drejten te caktoj ekipin e tij kuvendor, pse ky ekip eshte kaq i ndryshem nga ekipi i opozitarizmit 4 vjecar te z. Basha? Edhe drejtuesit e departamenteve dhe koordinatoret, emerime te tij ishin! Nuk ka racionalitet.
4- Nuk eshte kaq e thjeshte te thuash se z. Basha ka te drejten gjithkendperjashtues ne berjen e listes, sepse e merr vet koston nese humbet. Me humbjen e zgjedhjeve me pak i humburi, nga 600 mije demokrate, del z. Basha.
5- Z. Basha ka shkelur statusin e PD kur ka hartuar nje liste ne menyre kaq perjashtuese per institucionet e partise. Nese duhet te ndertojme nje shoqeri ku zbatohen rregullat, duhet te jemi vet te pare qe i zbatojme. Te thuash, le ti shkelim edhe kete here dhe me respektimin fillojme heren tjeter, eshte me shume se shkelje.
6- Eshte e vertete se hapja e ketij debati vetem nje muaj nga data e zgjedhjeve eshte nje gabim fatal, por ja qe ka nje gabim me fatal se ky fatali, dhe eshte lenia e tij pas zgjedhjeve kur lista te kete marre mandat 4 vjecar.
7- Sigurisht qe dy ish deputetet, qe e formalizuan kete debate, jane figura shume te diskutuara, por kjo nuk do te thote se ceshtja qe ata ngrene nuk vleka pikerisht per kete fakt.
PS. Une kam marre maksimumin e promovomit qe mund te merrja nga PD, para disa vitesh. Nuk meritoj asgje me shume se me eshte dhene. Dhe ne kete kuptim mendimi im modest nuk ka lidhje me ndonje aspirate personale ne te sotmen apo ne te ardhmen.