Sipas sondazhit të IPR marketing, rezultonte se LIBRA fitonte dy mandate në kryeqytet, PS 15, ndërsa PD 12 dhe LSI 5, por duket se ky rezultat nuk e ka bindur ish deputetit socialist Ben Blushi sot drejtues e LIBRA.
Me anë të një mesazhi në faqen e tij të “Facebook”-ut, Blushi shfaqet skeptik për sondazhin dhe shkon deri aty sa shtron pyetjen nëse ka popull që voton 90 % për qeverinë?!
Sipas tij, LIBRA do të marrë të gjitha votat e atyre që janë kundër qeverisë, por a e beson njeri këtë fabul politike TE HABITSHME?
Statusi i Ben Blushit
Sipas një sondazhi Qeveria Rilindje-Cadra-LSI merr 90 për qind te votave. A ka popull që voton 90 për qind një qeveri? Sigurisht që jo. Prandaj nuk mund ti besoj sondazhit. LIBRA do marrë të gjitha votat e atyre që janë kundër Qeverisë dhe janë shumicë. Ky është ndryshimi i LIBRA me të tjerët. Ata duan të ndryshojnë popullin me ndihmën e Qeverisë, ne duam të ndryshojmë Qeverinë me ndihmën e popullit. LIBRA ËSHTË RRUGA E RE.