Kishte pasion që një ditë të bëhej oficere e zonja në radhët e Policisë së Shtetit, por ëndrra e saj është ndërprerë në mes.
Xhulia Zyfi, efektivja e cila tre javë më parë pësoi hemorragji cerebrale në Akademinë e Sigurisë ku studionte, nuk ja ka dalë të mbijetojë.
Ajo ndërroi jetë këtë të premte në ambientet e spitalit, ndërsa prej 5 ditësh ishte në gjendje kome.
26-vjecarja nga Pogradeci, kishte marrë gradën nënkomisare gjatë studimeve në Akademinë e Sigurisë, ndërsa së fundi ishte emëruar edhe në detyrën e re të saj.
Të afërm, kolegë dhe miq të saj i qëndruan pranë për ditë me radhë në spital me shpresën se Xhulia mund të fitonte këtë betejë.
Express mëson se nënkomisarja e re kishte lindur me një problem në zemër, dhe një vit më parë kishte bërë ndërhyrje. Xhulia Zyfi shërbente prej 5 vitesh në radhët e Policisë së Shtetit./express