Nga Moza Demiri
Intelektuali shquhet, jo nga masturbimet kolektive për aprovim numrash nëpërmjet qokash, por nga qëndrimet, principet, vendosmërinë dhe kurajon me akte nëpermjet aktivitetit të tij dhe asaj që i ka dhënë dhe i jep krizave shoqërore, direkt në terren dhe jo nëpër qitape dhe letra pa vlera, pasi ato mrekullisht i qëndisin të gjithë, aman “skanerin” nuk j’a bëjmë dot askujt nga brenda, se cfarë mendojnë në të vërtetë e çfarë ndjejnë në shpirt…por vetëm nëpërmjet aktit dhe rebelimit.
Nuk të bën intelektual diplloma, por dipllomimi i asaj çfarë gjurme lë intelektuali në kohë krizash shoqërore, politike, ekonomike, morale, kombëtare, sistemesh politke që mohojnë të drejtat universale nëpermjet oligarkëve terroristë ideologjik apo ekonomike. Pra, lufta që bën dhe sakrificat për ruajtjen e dinjitetit dhe integritetit nëpërmjet modelit dhe aksionit në luftën me të keqen.
“Tradita intelektuale është servilizëm ndaj pushtetit, në qoftëse unë nuk e tradhëtoj këtë do të më vinte turp nga vetja” shkruan Naom Chomsky.
Paturpësia e “intelektualëve” të shumështuar sot, si hungurima të vetshpallur si të tillë, pa një referencë kurajo, akti, sakrifice që i vjen sëpari; nga shpirtvogëlsia e një mëndje pa vizion, si nënshtrim të paraqitur profesionalisht nëpermjet servilizmit ndaj pushteteve, e kjo do te thote: ndaj së keqes historike tek ne.
Me një “rebelim” për tu bërë pjesë e paturpsisë së pushtetit me servilizmin e shpirtit dhe mendjes mizantropike në funksion të privimeve e të drejtave shoqërore për rehatinë e tyre, janë bërë tashme model suksesi në paftyrësinë e realitetit tonë mjeran, si shkak i mosndërgjegjes dhe masturbimit intelektual.
Vetkrekosjet “intelektuale” kur çdo gjë lëngon në shoqërine tonë, demagogjirat boshe, ku njerëzit janë lodhur nga teorinat e nga molloisjet pa fund, sehirxhinjë te dipllomuar me pirje çajrash e thashethemesh, kafesh e deliresh…. ndodh pikërisht se na mungon një elitë intelektuale për ndertimin e modelve shoqërore… është turp e neveri kjo rrahgjoksje e pështire me parrullat; “ne intelektualët”! e si mund të bëhet vendi kur këta intelektuale që ulerasin të gjithë në korin e hiçit, duke nxjerrë letrat e dipllomat pa ditur as vet se ku i kanë marre ato, madje… bëjnë dhe demin e madh, sfumojnë, shukosin ata pak intelektual që janë realisht sot. Nuk bëhesh me vetshpallje dhe karshilleqe, por me vepër intelektuale si model shoqërore.
Nxënës të dalluar me 10-ta ka kudo, ne cdo hap, madje të shkelqyer…por bota nuk i quan intelektual, për mua jane thjesht “peshkoper”, te mire per administrata, të urtë dhe të bindur nëpër zyra, intelektuali eshte shume me tepër se kaq.Ai nuk rri të qelbet në ujin e parrjedhshem, ai kerkone te gurgulloje e vershoje, japin atë çka kanë mesuar per ti sherbyer shoqerise. Ne vuajmë nga mendesira të ekzagjeruara dhe prandaj nuk bëjmë hajër kurrë, picërrimi përgjues i një kotësie në vazhdim, e cila është kthyer në një pasion kolektiv. Kjo do të çojë ne vazhdushmërinë e vegjetimit, ashtu sic kemi bërë qëmoti !!
Ja cfarë shkruan Giovani Spadolini për intelektualin:
Intelektual është ai që njeh shumë mirë një fushë, që është profesioni i tij, si dhe që njeh po kaq mirë shumë fusha të tjera, per pasion dhe jo për fitime personale por në dobi të një shoqerie të tërë…!!