Home KRYESORE Pini kafe çdo ditë dhe nuk e kini mësuar se cfare ju...

Pini kafe çdo ditë dhe nuk e kini mësuar se cfare ju bën? Mesojeni sa nuk është vone…

Për shumë njerëz, kafeja është shumë më shumë sesa një pije: është pjesë e pandashme e rutinës së zgjimit nga gjumi, diçka pa të cilën nuk mund të funksionojnë.

Nëqoftëse e pëlqeni shijimin e kafesë në një mëngjes të hershëm apo gjatë drekës me familjarët dhe miqtë, ajo gjithmonë është ide e mirë.

Prandaj, më poshtë janë disa nga gjërat të cilat i ndodhin trupit tuaj pasi ta keni konsumuar një kafe:

10 minutat e parë

Kafeina futet në qarkullimin tuaj të gjakut, ndërsa shtypja e gjakut dhe rrahjet e zemrës fillojnë të rriten.

20 minutat e parë

Filloni të ndjeheni më të përqendruar, duke e pasur më të lehtë zgjidhjen e problemeve dhe marrjen e vendimeve. Pra, kafeina mund t’ju ndihmojë të ndjeheni më pak të lodhur duke i lidhur receptorët adenozinë të trurit tuaj.

Pas 30 minutave

Trupi juaj fillon të prodhojë më shumë adrenalinë. Kjo shpie në vizion më të mprehtë sepse bebëzat tuaja fillojnë të zmadhohen pak.

Pas 40 minutave

Niveli i serotoninës në trupin tuaj fillon të rritet. Kjo e përmirëson funksionimin e neuroneve të cilat e rrisin forcën e muskujve.

Pas 4 orëve

Kafja mund ta rrisë ritmin me të cilin qelizat tuaja e lirojnë energjinë. Kur kjo të ndodh, trupi juaj fillon t’i copëtojë yndyrat, edhe nëse nuk lëvizni. Kafeina gjithashtu stimulon dhe e rritë prodhimin e acideve të stomakut. /360grade.al

Share: