Home KRYESORE VIDEO/ Gjylameti dhe Vokshi, sherr “live” për shëndetësinë

VIDEO/ Gjylameti dhe Vokshi, sherr “live” për shëndetësinë

Studio e “Dritare” me Rudinën, në Vizion Plus është përfshirë nga debati i ashpër mes kandidatëve për deputete të Tiranës.

Përplasja ka ardhur për formularët, që sipas Vokshit ishin formularë detyrues për personelin e spitaleve që të votojnë PS, ndërsa sipas Gjylametit janë formularë tip të KQZ. Debati ka gjeneruar më tej në sherr.

Vokshi: Është tmerr kjo që thoni ju. Ato që ju dëgjojnë ju, thonë se mirë bën ajo që shpërndan formularët.

Gjylameti: Është e turpshme kjo që po bëni dhe po më tjetërsoni fjalët. /360grade.al/ Media

Share: