Nëse qytetarët e Durrësit do të votonin sot, PS do të merrte 42.2% të votave ose 6 mandate deputetësh nga 14 deputetë në total që ka qarku.
Nga rezultatet e sondazhit të Ora News dhe IPR Marketing të publikuar në Tonight Ilva Tare vihet re një rritje e PS krahasuar me 2013 ku ka marrë vetëm 39.2% të votave.
E dyta renditet PD me një mandat më pak, ku ka marrë 35.5% të votave ose 5 mandate. në 2013, PD ka marrë 34% të votave.
Ndërkohë LSI ka marrë 12% të votave, ku lufton për 1-2 mandate. Në 2013 ka marrë 7.5% të votave.
LIBRA e Blushit lufton edhe në këtë qark për një mandat deputeti.
Ka marrë 3.1% të votave. Për një mandat lufton edhe PDIU me 3% të votave nga 2.4% që ka marrë në 2013.
Rënie të madhe ka PR që ka marrë vetëm 1% të votave nga 6.8% në 2013. Nuk merr asnjë mandat.