Persona të paidentifikuar kanë thyer xhamat e kishës katolike “Zemra e Shenjtë e Krishtit”. Incidenti ka ndodhur gjatë orëve të natës në Rrugën e Kavajës. Hetimi po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve të kësaj vepre.
Njoftimi i Policise
Më datë 08.06.2017, në rrugën e “Kavajës”, gjatë natës kanë thyer disa nga xhamat e Kishës Katolike. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve të kësaj vepre.