Home KRYESORE Blushi: Edi Rama dhe Sali Berisha ndërtuan kakistokracinë e parë në Evropë

Blushi: Edi Rama dhe Sali Berisha ndërtuan kakistokracinë e parë në Evropë

Përmes një statusi në ‘Facebook’ kreu i LIBRA, Ben Blushi thotë se prej disa vitesh vendi qeveriset nga të njëjtit njerëz që ai e përkufizon si KAKISTOKRACI, fjalë që vjen nga greqishta dhe nënkupton qeverisjen e një populli nga njerëzit më të paarsimuar, më të këqinjtë dhe të paaftë.

Shënimi i Ben Blushit:

KAKISTOKRACIA SI KRYEVEPRA E EDI RAMËS

Kam kohë që përpiqem të gjej përkufizimin e shëmtisë që na qeveris prej vitesh dhe mendoj se e kam gjetur. Quhet KAKISTOKRACI. Kjo fjalë që vjen nga greqishtja e vjetër nënkupton qeverisjen e një populli nga njerëzit më të paarsimuar, më të paprinciptë, më të paaftë dhe më të këqinjtë e mundshem. Kakistos është e keqja superiore dhe krat është rregjimi.

Nuk ka asnjë term që e vizaton më mirë qeverinë që kemi. Nuk ka as ideologji, as projekt,as program, as ide dhe as mirësi.Edi Rama dhe Sali Berisha ndërtuan kakistokracinë e parë në Evropë që nga shekulli i 17. Imagjinoni për një cast cdo njeri që ata kanë punesuar,kanë futur në parlament apo nxjerrin në tv.

A nuk janë të gjithë kakistrokratë? Nuk ka pra më qeverisje të partive por të njerëzve më të këqinj të Shqipërisë, të kakistokratëve perfektë. Duhet ta rrëzojmë KAKISTOKRACINË në 25 qershor. Nuk është më cështje partish, është cështje misioni.

Share: