Raportohet se persona ende të paidentifikuar kanë shpërthyer një sasi dinamiti në një lokal në qytetin e Vlorës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:20, në lagjen “Lirimi” dhe nga shpërthmi ka pasur dëme të lehta materiale.
“Ngjarja ka ndodhur në katin e parë të një pallati (lokal) në pronësi të shtetasit R.M., 56 vjeç, ku për pasojë është dëmtuar vetëm xhami i dritares së këtij lokali.” – sqaron policia lokale duke shtuar se nga hetimet paraprake, dyshohet se shpërthimi mund të jetë kryer me lëndë shpërthyese “Dinamit”, pasi në vendngjarje është gjetur mbetje fitili.