Të qenit një nënë nuk është kurrë një detyrë e lehtë: ajo vjen me shumë përgjegjësi, përpjekje dhe shpërblime të mëdha. Zakonisht ndodhë që nënat që bëjnë lindje me operacion “paragjykohen”, pasi e mendojnë se kjo është procedurë e thjeshtë. Lindja çezariane në të vërtet kërkon shumë guxim dhe forcë, dhe vetëm një grua dhe një nënë mund ta marrë përsipër këtë në një mënyrë heroike dhe të admirueshme.
Ja cilat janë 3 të vërtetat rreth nënave që sjellin në jetë fëmijën me operacion çezarian! Të gjithë duhet t’i dinë ato!
1. Nëse mendoni se bëhet fjalë për një operacion çfarëdo, e keni shumë gabim. Ky është një operacion i vështirë si për nënën dhe fëmijën!
2. Nëna nuk e di nëse çdo gjë do të shkojë mirë deri në momentin kur del nga reaminacioni! Në rastin e një lindje të tillë rreziku nuk merr fund pas lindjes së fëmijës. Ashtu si në çdo operacion doktorët nuk e dinë nëse gjithçka ka shkuar mirë deri në momentin që del efekti i anestezisë. Mendoni se nëna nuk ndjen asgjë gjatë operacionit? Gaboheni! Nëna nuk ndien dhimbje, por ndien të gjitha lëvizjet që bëhen në trupin e saj, gjë që është shumë e pakëndshme.
3. Nëna e kalon fazën pas operacionit si një heroinë e vërtetë! Nëna e përqendron të gjithë energjinë e saj tek kujdesi që duhet t’i japë të voglit të saj, dhe e imagjinoni dhënien e këtij kujdesi ndërsa në trup është një plagë e cila dhemb. Mos mendoni se gruaja nuk ka dhimbje! Janë dhimbje të cilat ajo mundohet t’i përballojë duke bërë që gjithë vëmendja e saj të përqendrohet tek fëmija. Asaj i duhet të përballet me netët pa gjumë, të qarat e fëmijës, ndërrimin e bebelinës, larjen e fëmijës etj, duke marrë si shpërblim aromën e bebes së saj.
Të dashura nëna, ajo shenjë operacioni është një krenari e vërtet dhe mos e fshihni. Jo çdo femër e ka privilegjin ta mbajë atë në trupin e saj! Qëllimi ishte të sillnit në jetë fëmijën tuaj dhe ja arritët!/360grade.al/