Home KRYESORE Reagon zv.kryeministrja: Llalla të hetojë Elez Gjozën e LSI-së

Reagon zv.kryeministrja: Llalla të hetojë Elez Gjozën e LSI-së

Në përplasjen e fundit mes LSI-së dhe Policisë për çështjen e hetimit të Elez Gjozës ka ndërhyrë edhe zv.kryeministrja, Linda Mandija.

Ne fakt, përmes një deklarate ajo i kërkon kryeprokurorit Adriatik Llalla të hetojë plotësisht këtë çështje. Gjoza u akuzua sot se ka regjistruar fiktivisht në shtëpinë e tij për qëllime elektorale, 70 persona.

Më poshtë deklarata e plotë e zv.kryeministres.

“Sektori për Hetimin e Korrupsionit në Policinë e Shtetit në bazë të një denoncimi ka filluar procedimin penal ndaj administratorit të Njësisë Bashkiake nr. 2, Elez Gjoza, i cili nga ka konsumuar veprën penale të “Detyrimi për pjesëmarrje në veprimtari politike”, “Korrupsioni pasiv në zgjedhje” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, me regjistrimin 70 persona ne mënyre fiktive sikur ishin pjese e banesës se tij me qëllimin ndikimin në zgjedhjet e përgjithshme të 25 majit të këtij viti”.

I kërkoj Prokurorisë së Përgjithshme të zhvillojë një hetim të plotë, të drejtë dhe të shpejtë të rastit si dhe do të marrë të gjitha masat për të ndjekur procedurat sipas ligjit dhe për të arritur në një konkluzion përfundimtar në lidhje me procedurat e filluara nga ana e Sektorit të Hetimit dhe Korrupsionit”, përfundon deklarata e Zv.kryeministres

Share: