Home KRYESORE Avioni me drogë në Divjakë/Giorgio Riformato ikën nga Shqipëria

Avioni me drogë në Divjakë/Giorgio Riformato ikën nga Shqipëria

Xhorxhio Riformato, italiani që po drejtonte avionin me drogë që u bllokua në plazhin e Divjakës, nuk do e vuajë më dënimin në Shqipëri.

Riformato u dënua me 15 vjet burg për trafik ndërkombëtar droge.

Ministria e Drejtësisë ka dhënë sot pëlqimin që ai të ekstradohet drejt Italisë.

“Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas: Më datë 08.06.2017, u ekstradua shtetasi italian G.R vjeç 71 banues në Itali, pasi Ministria e Drejtësisë Shqiptare, ka miratuar transferimin për të vuajtur dënimin në Itali”.

NGJARJA

Në 10 maj, në plazhin e Divjakës, u dëmtua, teksa ulej, një avion tip “Piper” që drejtohej nga piloti italian Giorgio Riformato. Në të njëjtën zonë u sekuestruan 460 kg marijuanë dhe u arrestua korrieri Bajrami. Kjo konsiderohet si tentativa e parë e regjistruar për trafikimin e drogave nga Shqipëria me avion në drejtim të Italisë dhe vendeve të tjera të BE-së.

Për këtë ngjarje u arrestuan 7 persona, Giorgio Riformato i dënuar me 15 vite burg, Sajmir Bajrami, Mereglen Ymeraj, Kristian Demçe, Kleviol Ahmeti, Aurel Pupe dhe Orgest Bilbili. /LAPSI.AL/

Share: