Vetëm pak ditë na ndajnë nga “Miss Shqipëria” dhe ende nuk dihen shumë detaje për të. Spektakli i bukurisë do të mbahet në 17 Qershor në një organizim madhështor, si çdo vit në kujdesin e Petri Bozos.
Por kush do të jenë këtë vit moderatorët? Burime të “Xing.al” kanë rrëfyer se këtë herë, spektaklin do ta drejtojnë dy nga emrat më ekstravagantë të showbiz-it shqiptar.
Ndonëse nuk i kemi imagjinuar ndonjëherë së bashku dhe në këtë rol, Kastro Zizo dhe Einxhel Shkira do të drejtojnë spektaklin e bukurisë, i cili këtë vit ka edicionin e tij të 18.
Kjo është hera e parë që këngëtari dhe prezantuesja e re bashkëpunojnë, por ndërsa Einxhel e kemi parë si drejtuese emisionesh në INTV, për Kastron do të jetë hera e parë në rolin e moderatorit./360grade.al/