Home KRYESORE Përplasja në Ministrinë e Drejtësisë /Ministri teknik e pezulloi nga detyra, DAP...

Përplasja në Ministrinë e Drejtësisë /Ministri teknik e pezulloi nga detyra, DAP e rikthen…

Departamenti i Administratës Publike ka rrëzuar një urdhër të ministrit teknik të Drejtësisë, Gazmend Bardhi, i cili pezulloi nga detyra e Sekretares së Përgjithshme të këtij institucioni, Juliana Hoxhën.

Departamenti i Administratës Publike e konsideron urdhrin e pezullimit të Sekretare së Përgjithshme si tejkalim të kompetencave ligjore të kreut të drejtësisë.

Sipas DAP, kompetenca për pezullim apo largim nga detyra e antarëve të TND (trupi të lartë drejtues-për nëpunësit civile) është vetëm i këtij organi dhe nuk është kompetencë e vetë Ministrit.

Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Drejtësisë ka shprehur papajtueshmërinë në lidhje me disa urdhra kontrolli të lëshuara nga ministri Bardhi në lidhje me institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale për praktikat e ndjekura të cilat po bëhen shkak për keqpërdorim të burimeve njerëzore dhe logjistike të burimeve njerëzore.

Pas këtyre shqetësimeve, Ministri teknik i Drejtësisë i kërkoi DAP pezullimin nga detyra te Sekretares së Përgjithshme për shkak se ajo ndodhej në listat kandidatëve për deputete të Partisë Socialiste të Shqipërisë.

DAP në vendimin e datës 9 qershor 2017 refuzon kërkesën e Ministrit Bardhi për pezullim si të pabazuar në ligj duke e konsideruar akti e pezullimit në tejkalim të kompetencave ligjore.

Share: