Raporti i saj me median është i hershëm po të kemi parasysh faktin, që ishte ende adoleshente kur nisi të punojë në Top Albania Radio.
Megjithatë përgjatë viteve, përvec angazhimit në media, Alketa Vejsiu iu dedikua edhe biznesit duke e zgjeruar kështu aktivitetin e saj.
Në një intervistë me Adi Krastën në Top Channel, Vejsiu ka rrëfyer një tjetër projekt të sajin, që është politika, por në mënyrë indirekte.
“Një gjë është e sikurtë se unë nuk do të jem asnjëherë pjesë e politikës. Por në mënyrë indirekte po do të përfshihem”, ka treguar Vejsiu.
Nuk dimë cfarë ka dashur të thotë Alketa me indirekte, megjithatë si të gjithë shqiptarët edhe ajo nuk mund të mos “infektohej” nga tundimi politik.
Por pyetja eshte cfare mund ti ofronte Alketa Vejsiu politikes?! Sigurisht pergjigje e veshtire. Politika nuk ka nevoje per bukuri femerore apo vetekenaqesi. Ajo ka nevoje per njerez te forte dhe altruiste qe Vejsiu nuk duket te jete!