Home KRYESORE Maqedonia do hyjë në NATO me emrin “FYROM”

Maqedonia do hyjë në NATO me emrin “FYROM”

Çështje kohe konsiderohet, pas largimit të Nikolla Gruevskit presioni ndaj Athinës për të gjetur një zgjidhje për çështjen e emrit të Maqedonisë, në mënyrë që vendi t’i bashkohet NATO-s dhe më pas Bashkimit Europian.

Burime të mirë-informuara perëndimore diplomatike në Shkup, Bruksel dhe Berlin vlerësojnë se përshpejtimi i procedurave për integrimin e vendit fqinj në NATO nën akronimin FYROM do të jetë “dhurata” perëndimore në mbështetje të dyshes Zaev-Ahmeti, të cilat kanë investuar për të rikthyer normalitetin e brendshëm politike dhe etnik në një vend që konsiderohet një balancat kryesore gjeopolitike në rajon.

Burime të gazetës greke “Kathimerini” thonë se tashmë presioni gjerman në Athinë për të pranuar integrimin e shpejtë të Maqedonisë në NATO janë në rritje. Burime diplomatike vlerësojnë se Athina pret eskalimin e presioneve në verë dhe sigurisht para se Gjermania të hyjë në periudhën zgjedhore. Ajo që qeveria greke ka frikë është formulimi i një propozimi për pranimin e Maqedonisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut me emrin e përkohshëm FYROM, me një angazhim për ta ndryshuar emrin nëse Athina dhe Shkupi arrijnë një marrëveshje.

Për Greqinë një zhvillim i tillë është i padëshirueshëm, pasi aktualisht siç është shumica e vendeve të NATO-s e njohin Maqedoninë me emrin e saj kushtetues “Republika e Maqedonisë”, dhe si pasojë çështja e pazgjidhur e emrit me Greqinë do të përjetësohet.

Takimi i fundit i liderëve të NATO-s në Bruksel, u fokusua në përshpejtimin e proceseve integruese të Ballkanit Perëndimor në strukturat euroatlantike për të siguruar stabilitetin në rajon, me kryeministrat e Shqipërisë, Sllovenisë dhe Kroacisë ta konisderojnë çështjen e Maqedonisë si rastin më urgjente për shkak të zhvillimeve të fundit dramatike.

Pas anëtarësimit të Malit të Zi në NATO jashtë ka mbetur vetëm Maqedonia, pasi Serbia nuk ka ngritur një kërkesë të tillë dhe momentalisht nuk diskutohet një ftesë e drejtpërdrejtë për Bosnje-Hercegovinën apo Kosovën.

Ngjarjet e fundit në Shkup dhe kërcënimi për të destabilizuar vendin dhe përcjellë tensionin etnik në shtetet fqinje ka bindur perëndimorët se pranimi i Maqedonisë në NATO dhe më vonë në do të rrisë ombrellën mbrojtëse dhe do të stabilizojë gjendjen e dobët në interes të paqes së përgjithshme në Ballkan. Për më tepër, ata vënë në dukje përpjekjet e Rusisë për ta futur Maqedoninë në influncat e saj gjeopolitike, siç u tregua gjatë ditëve të krizës./360grade.al

Share: