Pas rezultatit të ex-it pollit për zgjedhjet nacionale, edhe rezultati i Demokracisë në Veprim, dhe tashme edhe i KQZ-së me mbi 90 % të votave të numëruara tregon përmbysje të madhe në radhitjen e partive politike në Kosovë.
Sipas rezultatit të KQZ-së (atij preliminar, nga 91% e votave të numëruara, pa llogaritur ato me kusht) koalicioni PDK-AAK-NISMA etj, që së bashku garonin me 12 parti, ka fituar 34.6 % të votave; VV ka 26.74 % dhe koaicioni LDK-AKR-A etj., 25.8 %.
Koalicioni PAN rezulton se nuk do të ketë më shumë se 40 deputetë, por mund të mbetet me 39, e ndoshta edhe me 38 deri në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve.
Ndërsa, edhe në rastin më të mirë (nëse PAN fiton 40 ulëse në Kuvend), PDK-ja nuk mund të ketë as 31 deputetë, por ajo (ditëve në vijim do të kuptohet pas numërimit të votave për deputet), mund të mbes nën 29 deputetë (pasi AAK, NISMA të marrë ulëset në Kuvend, dhe mbase edhe Lëvizja për Bashkim dhe PSHDK-ja mund të kenë fituar ndonjë vend).
Pra, Vetëvendosje në rastin më të keq mund të ketë numër të barabrtë deputetësh me PDK-në, por mund të ketë edhe deri në 3-5 deputetë më shumë se PDK-ja. Gjithashtu në vota individuale partiake PDK del edhe më keq sepse janë 11 parti tjera që kanë kontribuar në këtë rezultat të saj, për dallim prej Vetëvendosjes që garoi e vetme.
PDK-ja në legjislaturën e kaluar me partiza të vogla, kishte 36 deputetë në grupin e saj parlamentar. Ndërsa, AAK-ja kishte 8 deputetë dhe NISMA kishte 6.
Ky rezultat zgjedhor është edhe më shokues për LDK-në, sepse edhe në rastin më të mirë me aleat nuk arrin më shumë se 30 deputetë, dhe nëse të paktën 5 deputetë kanë fituar AKR dhe Alternativa, ajo mbetet e diskutueshme nëse arrin 25 deputetë pa aleatët si AKR dhe Alternativa, dhe do të ketë shumë më pak se në zgjedhjet e fundit. Por, ajo mund të përfundojë edhe më keq në 22-24 deputet.
Në legjislaturën e kaluar LDK me disa lëvizjë deputetësh drejt saj arriti ti kishte 33 deputetë.
Ndërsa, Vetëvendosja do të ketë sipas këtyre rezultateve paraprake 31-32 deputetë.
Në legjislaturën e kaluar VV kishte 16 deputetë. SHQIPTARI.eu