Pak kohë më parë ai u largua nga Shqipëria për të ndjekur ëndrrën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Dhe jo shumë larg nga largimi, na vjen një lajm i mirë nga aktori Gent Bejko. Ai do të interpretojë në filmin “Mother” me aktorë kryesorë të mirënjohurit Jennifer Lawrence, Michele Pfeiffer dhe Javier Bardem.
Lajmin e ka zbuluar vetë Genti, i cili ka postuar linkun e filmit, ku përfshihet dhe emri i tij. “Upss I did it again. It’s coming! ☺Emri në listë. Dalëngadalë po vjen behari☺”, shkruan ai./360grade.al/