Home KRYESORE Pakt PD-PS? Berisha: Rama ka pranuar që Basha të jetë kryeministër

Pakt PD-PS? Berisha: Rama ka pranuar që Basha të jetë kryeministër

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për herë të parë mbi zërat për një pakt të fshehtë mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës për bashkëqeverisje pas zgjedhjeve të 25 qershorit.

I pyetur në studion e ABC News, Berisha tha se Rama e ka pranuar që Basha do të jetë kryeministri i ardhshëm.

“Personalisht unë nuk parashoh një koalicion me bazë të gjerë në Shqipëri. Unë mendoj se PD do të ketë një shumicë për ta marrë e vetme qeverinë. Unë nuk shoh se do të ketë një qeveri me bazë të gjerë pas zgjedhjeve” – tha Berisha.

Share: