Sekretari për Aksionin Qytetar në PD, Ervin Salianji është përplasur në studion e emisionin Top Show të Sokol Ballës me ish-ministrin Fatmir Xhafaj dhe deputetin e PS-së Pandeli Majko.
Teksa ky i fundit fliste per rendin dhe sigurinë, Salianji i është drejtuar Majkos:
Na mallëngjeve, të kishim një shami këtu. Ndërsa kur fliste Xhafa, Salianji e ka thumbuar duke i kujtuar: Ti ke qenë dhe sekretar partie në kohën e Komunizmit.
Salianji: Ne s’e kemi sulmuar Policinë e Shtetit por ish ministrin e Brendshëm që ka qenë i lodhur drejtpërdrejt me krimin.
Majko: Mos kapemi pas gjethes së kanabisit, a e nënvlerësuam ne situaten me drogen kur erdhem ne pushtet? Po patjetër.. Këta do shkëpusin policinë nga krimi? Nëse arrin PD për 100 ditë të shkëpusi krimin nga policia, e kam fjalën për këta që i kanë të skeduar, unë i ftoj të gjithë të votojnë për kërta.
Aliebaj: Do ta bëjmë
Majko: Në 100 ditë një minsitri i duhet të marrë vesh me ke po punon të krijojë konfidencën me personelin e pastaj të diskutojë histori të natyrave të tilla./360grade.al