Home KRYESORE Meta: Me Ramën e kemi mbyllur, por per PS dyert janë të...

Meta: Me Ramën e kemi mbyllur, por per PS dyert janë të hapura

Kryetari i Kuvendit dhe njekohesisht i zgjedhuri si president i Shqipërisë, Ilir Meta ka deklaruar prerë se bashkëpunimi i tij dhe LSI-së me Edi Ramën është mbyllur, por i ka lënë të hapura këto dyer për PS-në.

Meta qe njeh mire pakenaqesite brenda PS dhe kryesisht tek radhet e kontribuesve historike te saj, është shprehur në “Opinion” se kryeministrit Edi Rama nuk i ka kërkuar falje asnjëherë, ai ka kërkuar falje disa herë.

Kreu i Kuvendit ka folur edhe për tepsinë duke e quajtur një shpikje të Ramës për shkak të mungesës së bilancit.

“Rama duke qenë se e ka të vështirë të dalë me një bilanc, shpik tepsi. Është shtuar borxhi me 1 mld lekë. Ai e ka të vështirë të dalë me një bilanc konkret. Se për çfarë e ka penguar LSI, të luftojë drogën? Jo. ALUIZNI-n e ka pas Rama, hipotekën e Tiranës, Durrësit, Vlorës, Beratit, 80% të hipotekave e ka pas Rama”, tha Meta.

Pse qëndruat në qeveri kur e mbushi vendin me drogë?

Nuk është ashtu. Kur hyri Luli në qeveri…

Hyri për të garantuar zgjedhjet?

Vetëm për të garantuar zgjedhjet nuk ka hyrë ai. E gjithë vuajtja e tyre është që morën një parti historike, me një trashëgimi pozitive, i morë dhuratë tani nuk drejtojnë në mënyrë demokratike, ata shqetësohen pse rritet LSI-ja.

Sa mandate do të marrë LSI?

Nuk numërohen. Ajo që mund të them është se do dalë forcë e parë sepse ka një rritje eksponenciale.

Pse rritet LSI dhe jo PS?

Sepse LSI nuk ka gënjyer njeri, ka marrë përgjegjësitë e saj. LSI nuk ka patur drejtimin e qeverisë dhe kjo është arsyeja pse LSI ka të drejtë të premtojë një drejtim të ri.

Share: