Erion Kristo, ashtu si shumë shqiptarë të zhgënjyer, ka vendosur të bëjë një akt rebelizmi sot më 25 qershor. Ai do të marrë pjesë në votime, por kryqin nuk do e vendosë në asnjërin prej kuadratëve të partive politike, por mbi të gjithë fletën. Kristo thekson se kjo klasë politike e urren ardhmërinë dhe fëmijët nuk i ka në konsideratë!
“Unë do bëj një votë me dopjo kryq të madh mbi fletë sepse asnjë forcë politike nuk më bind me programin e saj. Sepse asnjë forcë politike nuk deklaroi ndonjë gjë për fëmijët. Dhe unë s’mund të votoj për këtë klasë politike që urren ardhmërinë dhe si ka fëmijët fare në konsideratë.”