Home KRYESORE Status/Frika e Kryeministrit që prodhon strategjinë e frikësimit kombëtar…

Status/Frika e Kryeministrit që prodhon strategjinë e frikësimit kombëtar…

Nga Artur Zheji

Përleshje me armë, dhunë dhe rrahje të komisionerëve rezistentë të LSI. Ilir Meta që shkon lart e poshtë nëpër Shqipëri me eskortë, për tu dhënë kurajo votuesve dhe komisionerëve, që të mos shiten dhe të mos blihen dhe të mos gjunjëzohen.

Heshtja e PD-së zyrtare, por jo heshtje e deputetit Berisha, që akuzoi në mëngjes për shitblerje votash. Organizim i ethshëm i të fortëve që lëvizin dhe janë aktivë me rrjetet e tyre, me detyra të qarta dhe të gatshëm të bëjnë frikësime dhe pagesa të forta.

Opozita hesht në mënyrë ta habitshme ndaj tashmë dhjetëra rasteve të dhunimit të komisionerëve dhe militantëve të LSI, ndërsa gjuetia e armiqsore ndaj LSI-istave, po shterron durimin e Metës, President i zgjedhur.

Frika e Kryeministrit, që ndoshta nuk ngre dot krye mbi 60 mandate, prodhon në mënyrë proporcionale, strategjinë e frikësimit, që po ndodh nën hundën e policisë, apo sipas akuzave të Metës, me bekimin dhe koordinimin e drejtëpërdrejtë të saj.

Mbrëmë nën stres, një polic vrau veten në një qendër votimi, askush nuk e di nëse po hetohet për vetëvrasjen e djaloshit me uniformë.

Ndërkohë shqiptarët po votojnë me përtesë dhe me një javashllëk të paparë dhe kjo e ka thartuar pritjen e tensionuar të Ramës, që sheh t’i largohet ëndrës së vet ambicioze, sepse përveç një pjese të administratës së interesuar, populli nuk duket se e ka dëgjuar ftesën e tij.

Tani vlojnë sms-të dhe kërcënimet sipas listave, për të kontrolluar pjesmarrjen e socialistëve të pamotivuar.

Nje strategji e mirëfilltë kontrolli dhe trysnie kombëtare. Një qetësi e rreme. Një beteje e madhe numrash pritet të fillojë. Le të shpressojmë të mbetet te numrat kjo betejë dhe të derdhet sa më pak gjak, boll një vetëvarsje dhe disa plagosje të rënda… /360grade.al

Share: