Një mjek turk, kirurg plastik në një spital privat në Tiranë, u dënua me 1 vit burg nga gjykata e kryeqytetit për akuzën e “mjekimit të pakujdesshëm”.
I pandehuri Hakan G. u fajësua për operacionin e kryer në dhjetor të vitit 2011 te një femër që kishte kërkuar zmadhim të gjoksit dhe heqjen e rrudhave e dhjamit në pjesën e barkut. Ndërhyrja estetike, për të cilën ka paguar 7500 euro, jo vetëm që nuk e ka zbukuruar pacienten G.B., por i ka sjellë asaj probleme të rënda shëndetësore dhe humbje e përhershme në 25 për qind të aftësisë për punë.
Procesi ndaj mjekut Hakan G., i cili u gjykua pa masë sigurimi, nisi në maj 2015 dhe përfundoi në ditët e para të qershorit 2017. Në të njëjtin vendim gjykata i hoqi atij të drejtën e ushtrimit të profesionit të mjekut për një periudhë 2-vjeçare.
Për të bashkëpandehurën e tij, mjeken Rezarta K., gjykata vendosi pushimin e akuzës, pasi ndjekja penale ndaj saj nuk duhet të vazhdonte me. Në vijim zbardhet historia e gabimit mjekësor të kirurgut estetik turk, referuar vendimit të Gjykatës së Tiranës./lapsi.al