Home KRYESORE Tronditet Kisha Katolike e Vatikanit, kardinali australian akuzohet për abuzim seksual

Tronditet Kisha Katolike e Vatikanit, kardinali australian akuzohet për abuzim seksual

Kisha Katolike e Vatikanit ka marë një lajm tronditës, ku njëri prej anëtarëve që përfaqëson fenë e krishterë në Australi ka kryer një krim të rëndë.

Arkëtari i Vatikanit dhe figura më e vjetër katolike e Australisë, kardinali George Pell, është akuzuar për vepra seksuale në Australi.

Akuzat lidhen me ngjarjet e pretenduara të kohëve më parë, bëri me dije policia në shtetin e Viktorias. Këto akuza janë bërë nga më shumë se një person i vetëm, shpjegoi zv/komandanti i policisë Shane Patton. Megjithatë kardinali Pell, i cili prej kohësh është vendosur në Vatikan, i ka mohuar me forcë akuzat.Si arkëtar i Vatikanit, Kardinali Pell konsiderohet zyrtar i rangut të tretë në Kishën Katolike.

Cardinal George Pell walks in Vatican City

Share: