Home KRYESORE Nuk mbarojne telashet per Gjiken. Prokuroria kërkon 9 vjet burg për të

Nuk mbarojne telashet per Gjiken. Prokuroria kërkon 9 vjet burg për të

Prokuroria e Vlorës kërkoi 9 vjet burg për Shpëtim Gjikën, me akuzën e shpërdorimit të detyrës, ndërtim të paligjshëm dhe falsifikim dokumentash.

Sipas akuzave që pretendon prokuroria, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Vlorë, në bashkëpunim me shtetasen Doriana Sulaj, si drejtoreshë e Drejtorisë së Planifikimit dhe Kontrollit të Zhvillimit në Bashkinë Vlorë, kanë përpiluar dhe lëshuar dokumente me përmbajtje të falsifikuara, ku këto dokumente të falsifikuara janë përdorur nga biznesmeni ia arrestuar Haxhi.

Bëhet fjalë për leje ndërtimi dhe vendime të tjera nga ky institucion.

Njoftimi i prokurorise

Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor të procedimit penal nr. 1264 të vitit 2014, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë Vlorë kërkoi:

– Dënimin e të pandehurit Shpëtim Gjika me 9 (nëntë) vite burgim, për kryerjen e veprave penale të parashikuara nga nenet 186/3 e 25, 248, 199/a/2 e 25 dhe 301 të Kodit Penal.

– Dënimin e të pandehurës Doriana Behari (Sulaj) me 6 (gjashtë) vite burgim, për kryerjen e veprave penale të parashikuara nga nenet 186/3 e 25, 248 dhe 199/a/2 e 25 të Kodit Penal.

– Dënimin e të pandehurit Artur Haxhi me 6 (gjashtë) vite burgim, për kryerjen e veprave penale të parashikuara nga nenet 186/2 dhe 199/a/2 e 25 të Kodit Penal.

– Konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit të produkteve të veprës penale e konkretisht:

a) Objekti godinë banimi dhe shërbime 3-8-10-11 kate dhe 1-kat nën tokë në lagjen “Hajro Çakërri” Vlorë (Objekti A), të ndërtuar nga subjekti ndërtues “Turi&M.Z.B” sh.p.k, ndaj të cilit është vendosur masa e sigurimit “sekuestro preventive” me vendimin gjyqësor nr. 66 datë 09/02/2015 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë

b) Objekti godinë banimi dhe shërbime 3-8-10-11 kate dhe 1-kat nën tokë në lagjen “Hajro Çakërri” Vlorë (Objekti B), të ndërtuar nga subjekti ndërtues “Turi&M.Z.B” sh.p.k, ndaj të cilit është vendosur masa e sigurimit “sekuestro preventive” me vendimin gjyqësor nr. 263 datë 15/04/2015 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë.

Share: