Anetari i kryesisë së PD, Arben Skënderi ka treguar se si u votua mbrëmë në mbledhjen që kryesia zhvilloi për zgjedhjet në parti. Ai thotë se propozimi i grupit që mbron statutin u rrëzua me një diferencë të vogël. 11 vetë votuan për nisjen e një analize për humbjen e thëllë, vetëm 14 mbështetës të Bashës votuan kundër, ndërsa 20 absenuan.
“Për qartësim: Dje, në mbledhjen e Kryesisë së PD, një grup anëtarësh propozuan që në rendin e ditës të ishin:
1. Hapja rrugë e një analize per humbjen e thellë të PD në zgjedhje;
2. Shtyrja në kohë e zgjedhjes së Kryetarit në një afat të arsyeshëm për të gjithë, në përputhje me Statutin, për të garantuar një garë të pakontestuar, por edhe për t’i shërbyer bashkimit e jo përçarjes.
Ky propozim u rrëzua me:
11 vota pro
14 kundra
20 abstenime
Rezultati flet vetë…!”, shkruan Skënderi. /Lapsi.al