Home KRYESORE A lidhet mungesa e Ilir Metes ne Konventen e LSI me friken...

A lidhet mungesa e Ilir Metes ne Konventen e LSI me friken e betimit si president?

Në Konventën Kombëtare të LSI-së të mbledhur dje pasdite, zgjedhja e Monika Krymadhit si kryetare, ishte një formalitet dhe kete askush nuk e kundershton.

Ajo qe terhoqi vemendje dhe kerkon analize eshte fakti që Ilir Meta nuk mori pjesë dhe me sa duket apeli i kryeministrit per te bere prej verteti Presidentin e mbi paleve dhe konsensual ka zene vend.

Dje Ilir Meta filloi te mos ishte me ai i gjatë fushatës elektorale, përfshirë totalisht në takimet e LSI-së, madje duke përdorur edhe një retorikë aspak të zakontë dhe ku qartazi ishte kryetar “De facto” i LSI dhe thjesht vetem “De Jure” një President i zgjedhur.

Dje Ilir Meta caktoi si kryetar i parlamentit daten e betimit te tij si President i Republikës dhe nuk mund te ishte ne Konventen e LSI vetem me ashpersine politike te bashkeshortes kryetare e zgjedhur tashme.

Edhe kjo e fundit do te duhet te ndaje veten nga Zonja e Pare e Vendit dhe kryetare e nje partie politike ne opozite qe sigurisht do ja veshtiresoje punen bashkeshortit President mbi palet!

Noshta Ilir Meta eshte frikesuar edhe nga një skenar që po përflitet shpesh së fundmi në korridoret e politikës dhe medias në Tiranë, skenar sipas të cilit Ilir Meta nuk do të arrijë të betohet dot si President, për shkak të bojkotit që PS e PD do t’i bëjnë seancës së jashtëzakonshme të 24 korrikut, shkruan Lapsi.al, por juristet shpjegojne se nje gje e tille mund te behet vetem ne kufijte e moralit dhe jo te ligjit.

Megjithatë deri atëherë duhet të presim nese do te ndodhe keshtu, por padyshim qe presdienti ir i do e nise detyren e tij i pambeshtetur nga dy partite e medha te cilat ne fushate elektorale ishin bashke per ta masakruar partine e presdientit te zgjedhur.

Fund korriku dhe shtatori mund te sjelle surpriza ne skenen politike shqiptare…

Share: