Dikur shkëlqente në premierat filmike, sot lufton për jetën e saj! Problemi me humbjen e shpejtë të peshës për Angelina Jolie është shndërruar sërish në top temë për publikun. Aktorja ka vuajtur nga anoreksia nevrike pas vdekjes së nënës së saj për shkak të kancerit të gjirit, e atëherë peshoi 36 kilogramë.
Mirëpo, pesha e saj është edhe më e ulët se atëherë dhe ish-bashkëshortja e Brad Pitt është në prag të vdekjes. Vetëm javën e kaluar u zbulua se ajo ka filluar të konsumojë duhanin. Mësohet se Jolie konsumon pa ndaluar disa paketa duhani në ditë, duke mos e marrë parasysh faktin se kjo shprehi mund t’ia rikthejë asaj kancerin, të cilin ajo e ka luftuar me shumë vështirësi.
Më të frikshme janë informacionet e fundit për shëndetin e aktores së njohur, pesha e të cilës ka arritur në pikë kritike prej vetëm 34 kilogramë. Angelina nuk po ia del mbanë. Duart e saj janë të holla sikurse shkopinj dhe mund të shihni eshtrat në lëkurën e saj. Pesha e saj po shkon duke rënë drastikisht”, ka thënë një burim i afërt i aktores i shqetësuar me gjendjen e saj. Sipas këtij burimi, aktorja tani e ka kaluar “vijën e kuqe” dhe se jeta e saj është në rrezik.
Jo shumë kohë më parë mediat kanë raportuar për refuzimit e Angelina Jolies për të ngrënë dhe për pirje të madhe të duhanit e cila çoi në një lodhje të saj të jashtëzakonshme trupore dhe tashmë ajo peshon më pak se sa asnjëherë tjetër. Ishte vështirë për të që të qëndronte para Bradit, kjo është prova më e madhe e jetës së saj. Ajo është gjithmonë në ankth ekstrem”, thekson një tjetër burim i afërt me Angelina Jolie, duke thënë se ylli frikën më të madhe e ka humbjen e fëmijëve.
Çifti më i përfolur hollywoodian kërkoi divorcin në shtator, disa ditë pasi Pitt sipas disa spekulimeve goditi djalin e madh Madocks, gjatë një fluturimi të tyre me aeroplanin personal. Si arsye për divorcin, Jolie i ka përmendur dallimet e pa përmirësueshme mes tyre, por avokati më vonë ka thënë se arsyeja e divorcit ishte që të mbahej familja e fortë. Edhe Brad Pitt e përjetoi keq ndarjen. Ai në muajin e parë humbi dhjetëra kilogramë. Por, duket se Angelina është goditur më vonë nga ky divorc. Tani, aktorët kanë paditur njëri-tjetrin për të marrë të drejtën për kujdestarinë e fëmijëve.
Jolie e ka fituar rastin e saj dhe ka fituar kujdestarinë, por Pitt nuk ka ndërmend të dorëzohet në këtë luftë dhe ka kontestuar vendimin e gjykatës, teksa ai ka premtuar se do të ofrojë dëshmi në media për sjelljen e keqe të ish-gruas së tij ndaj fëmijëve./360grade.al/