Partia Socialiste është dakord për rinumërimin e votave në 10 kuti në Tiranë. Ankimimi fillestar është bërë nga Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, pasi kryetari i saj, Shpëtim Idrizi e humbi mandatin për 37 vota.
Por edhe Partia Socialiste e ka kontestuar tabelën përfundimtare të qarkut të Tiranës dhe socialistët kërkojnë që të rinumerohen 10 kuti të qendrave të votimit, ku PDIU ka pretendimet e saj se i mungojne 10 vota për secilën kuti.