Nga Dritan Hila
Asistenca do vazhdoje te jete sa ishte. Pensionet do vazhdojne te jene po ato. Rrogat, sa kane qene do te jene. Taksat do vazhdojne te mblidhem qe te paguajme konçensionet. Konçensionet qe u dhane do te vazhdojne te jene dhe 70 te tjera jane gati te jepen. Do te vazhdojme te hame krundet e Serbise ne vend te miellit. Do vazhdojme ta blejme energjine nepermjet serbit. Tenderat do te vazhdojne te jepen si vitin e shkuar ku do ndryshoje vetem objekti tenderit, ndersa fituesit do te jene te njejtit. Nderkohe do te filloj reality-show “Albanian Dinasty”, me pjesen e pare “Kokedhima family” ku ne kafen e mengjesit çifti do te diskutoje per zgjedhjet e reja ne parti. Ju uroj nje vit te mbare…. financiar. Mos harroni te ndiqni shfaqjen e se enjtes ku trupa e 140 aktoreve tall bythen me ne.