Home KRYESORE Xhamia më e madhe në Ballkan në vendin më të varfër të...

Xhamia më e madhe në Ballkan në vendin më të varfër të Evropës!

Nga Gani MEHMETAJ

Turqia ua futi thikë pas shpine shqiptarëve, i ktheu në mesjetë, i mbërtheu me narkozën e besimit të verbër islamik, i paralizoi si gjarpri bretkosën. Në misionin e shkombëtarizimit e debilizimit e ndihmuan komisarët (oficerët e zbulimit) nga Arabia Saudite, Irani e Egjipti, e ndihmuan edhe shtetarët tonë të korruptuar e të kriminalizuar. Për dhjetë vjet Azia e Afrika veriore u derdhen në territoret shqiptare më shumë se për pesëqind vjet sundimi të Perandorisë Otomane.

Ndërtimi i xhamisë më të madhe në Ballkan, që duan ta bëjnë më dhunë kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës në Prishtinë, është shpërblim për kreun e korruptuar të myslimanëve që rekrutoi shqiptarë fatkeq për luftën në Siri përmes Turqisë.

Gjakun e shqiptarëve në Siri e Irak duan ta materializojnë në xhaminë e dhjetëra shitoreve, ndërsa kreun e BIK-ut i bëri njerëzit më të pasur në shtet, tagrambledhësit e haraçit në gjak. Po i lejuan, ndërsa shpresoj që jo, xhamia do të ndërtohej në pjesën më urbane e ambientin më të arsimuar të Prishtinës. Qytetarinë shqiptare perëndimore që është pjesa dërmuese e kryeqytetasve, ka nis t’i mbërthej tmerri nga plani i qeverisë për ndërtimin e xhamisë. Ata prisnin që t’ua ndërtonin një sallë koncertesh pikërisht në vendin ku u caktua dikur me mito lokacioni i xhamisë. Fondet e BE-së në ishin të gatshëm për këtë sallë koncertesh, por zyrtarët komunalë nuk mund të zhvatnin nga BE-ja, ndërsa fondet islamike ua kishin mbushur xhepat me para.

Për tmerr- Lagjja Elitare do të shndërrohet në mëhallë orientale, ku në vend të operave do të dëgjohet bulurima e altoparlantit të xhamisë.

Në vend të fabrikave e teatrove, shteti ndërton xhami!

A ia kishim nevojën xhamisë më të madhe në Ballkan? Xhami kemi me tepri, të reja e të vjetra, më shumë se i tërë Gadishulli Ilirik së bashku. Fabrika kemi më së paku në Evropë, ose nuk kemi fare.

Investimet e huaja ikin nga vendi ku ndërtohen xhami. Turqia investoi në fabrika e ekonomi në shtetin serb, ndërsa në Kosovë vetëm në xhami. Shqiptarët i ktheu në mesjetë, serbët i ndihmon të përparojnë dhe t’u bëhen policë shqiptarëve.

Janë edhe tri xhami në Prishtinë, të cilat në emër të kinse rinovimit TIKA turke, e lidhur me terrorizmin islamik, i rindërtoi nga themelet, i zgjeroi, ua dyfishoi hapësirën, i vuri në funksion në vend se ti konservonte, ashtu si nënshkroi kontratën me Ministrin e Kulturës. TIKA turke e okupoi rrugën e asfaltuar shqiptare, që lidhte një pjesë të lagjes afër Muzeut të Kosovës me pjesën tjetër, duke e futur në oborr të xhamisë rrugën e asfaltit. Ajo e zuri edhe trotuarin.

Xhamia e Madhe (me emër të sulltanit më gjakatar në historinë e shqiptarëve) e ndërtuar nga islamikët e dyshimtë , nuk e përfilli Gjimnazin më të famshëm në Kosovë me mijëra nxënës, që ua ndërprenë mësimin çdo ditë nga altoparlantët ulëritës.

Xhamia e Madhe prapë me fondet e dyshimta u rindërtua mbi themelet e Katedrales Katolike Shqiptare, ku u varros Pjetër Bogdani, shqiptari më i famshëm pas Skënderbeu. Nuk ia vunë as një pllakë përkujtimore në ballë të murit të xhamisë, ku do të shkruante: Këtu u varros Imzot Pjetër Bogdani, prijësi ushtarak e shpirtëror i arbërorëve që luftoi kundër hordhive turke deri në vdekje.

Dhe sikur nuk mjaftoi ky terror, tash ri dolën me projektin e xhamisë në qendrën më urbane të kryeqytetit për ta bërë lagje të Kandaharit a Pehshevarit, ashtu si e bënë qytetin e vjetër. S’na mbeti asnjë lagje për të qenë, të gjitha i bënë mëhalle turke.

Xhami më e madhe në Ballkan do të ndërtohet me fondet e dyshimta islamike, sikurse të gjitha xhamit në Kosovë, sepse sikur t’u lihej vullnetit e parave të besimtarëve shqiptarë, asnjë xhami nuk do të ndërtohej në Kosovë e në Shqipëri. Ato fonde që i ndërtuan xhamitë, e blenë kreun e shtetit e të partive politike, korruptuan zyrtarët e të gjitha niveleve, rekrutuan njerëz në polici e në ushtri, futen para në gazeta, portale e televizione. Kur kundërshtonin banorët shqiptarë, ua ndërsenin eksponentët e Shërbimit të Fshehtë (i)legal, i cili në dhjetëvjetëshin e fundit e bëri punën e djallit, duke u ndihmuar turqve e arabëve në islamizimin e shqiptarëve e shpërfytyrimin e tyre. Sidomos punë djalli bënë në Drenicë, ku myslimanizmi nuk zuri rrënjë në kohën e Perandorisë otomane sa i mbërtheu me presionin e SHIK-ut, të emisarëve arab e turq.

Çmendina shqiptare po na kthen në mesjetën anadollake

Asnjë xhami në Prishtinë e në Kosovë nuk u ndërtua pa zhvatje e pa korruptimin e qarqeve zyrtare e grupeve jo formale. Ky ishte haraçi në ndërtim, ndërsa xhamitë e nxorën nga haraçi në gjak. Të gjithë e dinin (pos shërbimeve tona (jo) inteligjente) se në Kosovë e në Shqipëri shumica e xhamive u bënë qendra rekrutimi për ushtarët e ISSIS-it. Xhamit u bënë kazerma, minaret raketa për armikun e islamit, sipas parimit të ideologut Gokan, kurse hoxhallarët shqipfolës kapter turko-arab. Rrënimet e varreve katolike e protestante, thyerjet e varreve të bektashinjve, përdhosja e varreve të myslimanëve tradicional, fyerje publike e personaliteteve historike etj, janë vepra të hoxhallarëve të djallëzuar. Për rrënime varresh e fyerje personalitetesh sikur shteti të mos ishte i korruptuar deri në palcë do t’i fuste në burg keqbërësit, do tua mbyllnin xhamitë e portalet. Në vend të dënimit hoxhallarët që nxisin urrejtje fetare e kombëtare u japin hapësirë në TV publike e private, në gazeta e portale.

Hoxhën më mjeran e më antishqiptar që rekrutoi xhihadistë e nxiti urrejtje fetare, mediet tona e bënë yll.

Asnjë hoxhë në Kosovë, Maqedoni e Shqipëri kur bëhej luftë në Kosovë nuk bëri kushtrim kundër Serbisë. Asnjëherë nuk e thanë në predikimet e tyre se, të luftosh okupatorin e të bësh luftë atdhetare është luftë e shenjtë, ndërkaq, kur financohen nga organizatat terroriste islamike, mbajnë ligjërata për luftën e shenjtë islamike, për shpëtimin e Sirisë nga Amerika etj. Hapeni vetëm faqen islamike të Shkodrës e do të shihni se si predikohet lufta kundër krishterimit e Evropës Perëndimore. Predikimet e hoxhallarëve aziatikë kundër shqiptarëve janë për tmerr: çdo fjali e tyre është nxitje e urrejtjes kombëtare e fetare, çdo ligjëratë e tyre është kushtrim për luftë kundër “kaurit”, ndërsa kauri, sipas tyre është shqiptari katolik, shqiptari protestant, shqiptari ortodoks apo shqiptari laik. Amerika, sipas tyre është krye armiku.

Hoxhallarët kërkojnë luftë civile, sipas modelit arab. Nuk punuan me kot mbi dhjetë vjet instruktorët arab e turq: ata e përgatitën terrenin për destabilizim të territoreve shqiptare, sipas modelit të shteteve arabe. Kaçanikun, Termopilet shqiptare, ku trimat vriteshin për të mbrojtur flamurin e Gjergj Kastriotit kundër Turqisë, sot për turp islamikët e Ankarasë e bënë simbol të shëmtisë antishqiptare.

Sikur të mos e mbështesnim islamin e terrorit, sot nuk do ta kishim problemin e frikës nga terrori që po na kthehet bumerang nga Siria. Të rinjtë që i nisëm të vrisnin “të pafe” më parë i mbushëm me urrejtje, i bëmë bomba të kurdisura, i ndërsyem kundër atyre që mendojnë ndryshe. Prandaj ruhemi nga ta, sepse i shitëm në Siri, prandaj i ruajmë kishat katolike e protestante, i ruajmë sheshet e institucionet publike. Shtetarët tanë na morën në qafë.

Të gjithë e dimë se nuk ia patëm nevojën, nuk ia kemi as takatin xhamisë më të madhe. Kur nuk mund të mburremi me fabrikat më të mëdha në Ballkan, kur nuk mund të lavdërohemi me shtetin më të pasur në rajon, sepse jemi shteti më i varfër i Evropës, si nuk kanë turp kreu i BIK-u e kreu i shtetit që duan ta lejojnë ndërtimit e një luks të tillë për popullatën që po ia mbathë në Perëndim duke ikur nga xhamitë. Shqiptarët parajsën po e kërkojnë në vendin e kishave e kembonarëve , sepse ua morën shpirtin xhamitë e minaret.

Derisa bota e qytetëruar po e lufton ideologjinë islamike, zyrtarët në Shqipëri e në Kosovë po e mbështesin. Zyrtarët e çmendur vetëm me ndërtime xhamie merren edhe në Tiranë. Shtetarët e korruptuar nuk ia qajnë hallin sallave të teatrit që nuk e kanë asnjë për be, as sallave koncertesh që u mungojnë, por angazhohen për ndërtimin e xhamive./shqiptari.eu

Share: