Home KRYESORE E kam nje kusht per Lulzim Bashen… Nga Kreshnik Collaku

E kam nje kusht per Lulzim Bashen… Nga Kreshnik Collaku

E kam nje kusht per Lulzim Bashen…

Partia Demokratike po kalon dite jo te lehta.
Me shume se kush do te drejtoje partine,shqetesimi eshte si do te drejtohet partia.
Pergjigja nuk vjen dot ne nje dite,as nga nje individ.
Pergjigjen duhet ta kerkojme e te perpiqemi ta japim te gjithe.
Eshte nje proces qe do te zgjase,ka disa faza,nuk eshte i lehte por nuk eshte i pamundur.

Sot afer fundit te njeres prej fazave te ketij procesi,mes dilemave te forta,mes analizave qe jo gjithmone i kam zgjidhur ne menyre te perfundimtare.

Pas shenjave te pendeses per gabime,pas premtimit per tu ringritur duke ndryshuar e korrigjuar cfare nuk u be mire…kam nevoje te bej publike zgjedhjen time.

Po e nis me nje histori te lashte.

Nje nder betejat me epike te historise eshte ajo midis Aleksandrit te Madh dhe Dariusit te Persise.

Ushtria e Dariusit ishte disa here me me madhe se ajo e Aleksandrit.

Gjeneralet e Aleksandrit nuk kishin besim ne fitore.

Aleksandri ne te kundert e besonte verberisht ate.

Beteja behet dhe Aleksandri i Madh mund Dariusin e Persise.

Pas beteje gjeneralet duke festuar e pyesin Aleksandrin : cili ishte celsi i suksesit dhe pse besoje ne fitore ?

Aleksandri jep urdher ti sillnin ne tende nje nga robrit pers dhe nje nga ushtaret e tij me te thjeshte.

Ben te njejten pyetje te dyve: Kush ishe,pse luftove,cfare je ?

Persi pergjigjet: “isha skllav,luftova per mbretin tim,tani jam robi yt”.

Ushtari i vet pergjigjet: “isha njeri i lire,luftova me ty per shtepine time,tani jam zot i saj”.

Ja-u tha Aleksandri gjeneraleve-fitova se une jam prijesi i nje ushtrie njerezish te lire dhe munda nje mbret sklleverish.

Ky mesazh i lashte me ka shoqeruar qe ne femijerine time,jam perpjekur ta kuptoj te frymzohem ne cdo kohe dhe sot me ndihmoi per te zgjidhur nje dileme disa javore per te percaktuar qendrimin per nje mik qe e kam mbeshtetur pa kushte,por diku ngaterroi udhe e gaboi.

Gabimi eshte njerezor,krim eshte perseritja e tij.
Nje mik qe kam vendosur ta mbeshtes serish…por nga sot me nje kusht.

Dhe ja kush eshte kushti im per Lulzim Bashen :
zgjidh te jesh “mbret”i nje ushtrie sklleverish e do te jem ushtari i pare kunder asaj fuqie,
zgjidh te jesh “prijes” njerezish te lire,dhe do te jem luftetari i fundit qe do te braktis betejen tende.

Share: