Home QASJE QE BEN LAJM Sa vështire te ecësh ne rrugën “Mylsym Shyri” dhe “Jul Variboba”…

Sa vështire te ecësh ne rrugën “Mylsym Shyri” dhe “Jul Variboba”…

Nga Gresa Hasa

Pas gropave te “Myslym Shyrit”, ne dite me shi, rruga ime e preferuar eshte “Jul Variboba” (ku gjendet kafe-librari E7E). Qe te kuptohemi: trotuari nuk eshte i ngushte ”“ anash ca kercunjve te shtremba nuk  jane shtruar nje hap pllake majtas dhe nje hap pllake djathtas. Nese je me fat dhe asnje laco nuk e ka parkuar Land Rover-in ne hapesiren mes kercunjve, mund te hidhesh matane me ndonje pirruete amatore.

Por sigurisht ky fat i bardhe s’para me shoqeron sepse pervec (disa) kater-rrotakeve te lacave, perpara kam edhe nje tufe pjeshkash qe ecin dyshe-dyshe, bejne selfie, ulerasin per floket e piastruara dhe nuk shohin fare, po FARE!

Nje casti kur njera prej tyre vendos te ndaloje sepse e kane kapur krizat e zgerdhirjes, per te shpetuar syrin e majte nga cepi i cadres se pjeshkes, hidhem nje hop ne rrugen kryesore. Ketu kalojne njeheresh: nje Speed Taxi, dy furgona dhe nje Mini Cooper. Te gjithe i bien me rradhe borive. Pjeshkat tremben e vijojne te ecin. Une kthehem ne trotuar dhe pas ketij sikleti mbushem me fryme dhe llogaris shpejtesine e makinave tek rruga e Elbasanit dhe aftesine time per te kaluar matane si ne ndonje skene GTA-je.

Share: