Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, ka deklaruar se Kosova do të mund të anëtarësohet në INTERPOL, “edhe pse jo me dëshirën Serbisë”, por ajo nuk do të mund të anëtarësohet në UNESCO.
Sipas Daçiçit Kosova për anëtarësim në UNESCO nuk i ka më shumë se dy të tretat e votave, kurse ndryshe qëndron puna në lidhje me anëtarësimin në INTERPOL.
Daçiç ka thënë se gjatë ditëve në vazhdim do të bisedojë me Ministrin e Punëve të Brendshme të Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, për të diskutuar anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL, sepse sipas tij do të ketë probleme me juridiksionin e Ministrisë së Brendshme të Serbisë.
“Një mbledhje e rëndësishme e INTERPOL-it mbahet në shtator në Kinë. Përveç Kosovës, anëtarësim kanë kërkuar edhe Palestina dhe Ishujt Solomon. Si mund të themi ne votoni për Palestinën, por jo edhe për Kosovën”, ka thënë Daçiç.