Home KRYESORE Gazetarja “thumbuese” ia thotë publikisht koleges: Burri im vdes për ty

Gazetarja “thumbuese” ia thotë publikisht koleges: Burri im vdes për ty

Dasara Karaiskaj dhe Vilma Masha janë dy gazetare që njihen gjerë nga publiku megjithëse kanë programe krejt të kundërta. Dasara merret me thumbin e VIP-ave, ndërsa Vilma merret me sportin, kryesisht programet lidhur me futbollin. Megjithatë kjo nuk i pengon vajzat të kenë miqësi me njëra-tjetrën, madje deri në atë masë që të komentojnë edhe gjëra personale në fotot e njëra-tjetrës.

Vilma ka postuar në Facebook një foto, ku pozon në plazhet e Italisë, por rastësia ka dashur që ky vend të jetë njëherësh edhe vendlindja e burrit italian të Dasarës. Ku kjo e fundit i thotë Vilmës në komentin që gjithashtu burri i saj vdes për të. Ah sa mirë paske bërë që paske vajtur andej nga nahijet e burrit tim! Mirë që nuk e di, se vdes për ty edhe… helbete”, shkruan Dasara. Është e çuditshme në fakt por sa kohë është në kontekstin e shakasë Dasara ia lejon vetes edhe një gjë të tillë.

Share: