Nga Flutura Acka
Njëzet e pesë vjet: nga njëri bunker te tjetri!
“Të gjitha i kemi lënë për nesër, ndryshe me se do ta presim vdekjen?” Xhevahir Spahiu
Dhe të mos ankohemi, tani pas 25 vjetësh bunkerin e kemi të shtruar. Nga frëngjitë e bunkerit, Europa prapë Europë është. Do ta terezisim edhe pak, o shqiptarë! Pak, aq sa të ngopen të panginjurit tanë, “pushtuesit” tanë në pushtet, që 25 vjet nuk e mësuan kurrë t’i vishnin vetes qoftë një skrupull të vetëm! Dhe nesër jo gurë ndaj shtetit, por alarm pushtetit! Kujtesë kokëbunkerëve se kombi është i perjetshëm, ndërsa ata – ata që kanë ikur, ata që janë dhe ata që do të vijnë – janë kohëshkurtër!