Nga Ylli Dylgjeri
Indro Montanelli për gazetarin…
“…Po ne jemi përherë të paguar pak, sepse ky zanat nuk bëhet për lekë. Përkundrazi, në rast se takoni një gazetar të pasur, mos e besoni. Gazetaria nuk të çon në pasurim, mund të të çoj në mirëqenie, për hir të së vërtetës.
Unë nuk ankohem, kam aq sa më mjafton, biles edhe më shumë për të jetuar mirë. Por një gazetar i pasur është një gazetar që qelb erë, sepse ka shfrytëzuar zanatin për të arritur qëllime të tjera. Një gazetar që skllavëron zanatin – duke i kërkuar ndjesë Prokurorit – unë do e pushkatoja…”
Miq,
të shohim nga shtypi kush nuk i bën Like kësaj thënie gjeniale të Montanellit, dhe pastaj të “fillojmë pushkatimet”.
Të luftosh korrupsionin nuk fillon me gishtin:
Ti je i korruptuar, fillon me gishtin nga vetja:
Une jam i korruptuar.
Duhet hapur Vettingu dhe në Media.